Vrau kamerierin në Elbasan, dënohet me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushi

Aktualitet

Vrau kamerierin në Elbasan, dënohet me 11 vite e 4 muaj burg Erjon

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin, për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur në 2 tetor të vitit 2021.

Llapushi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes me dashje.

Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, por gjykata vendosi 17 vite burg, ndërsa me aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burg.

Edhe pse në kërkim Llapushi është përfaqësuar në seancë me avokat mbrojtës. Ky i fundit pranoi fajësinë dhe kërkoi aplikimin e uljes së dënimit.

Krimi i rëndë ndodhi në një lokal në Elbasan ku Erion Llapushi kapi nga fyti kamerierin 57-vjeçar Gazment Kurmaku për një tavolinë e cila ishte e rezervuar, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.

33-vjeçari Erjon Llapushi është një personazh i skeduar tashmë nga policia për aktivitet kriminal dhe dhunë duke u cilësuar person me rrezikshmëri të lartë.

Mëngjesin e së premtes  forcat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale ushtruan kontrolle në 29 banesa të personave kontingjent kriminal apo që kanë lidhje me Llapushin. Forcat Renea rrethuan dhe ushtruan kontroll të në banesën e të shumëkërkuarit, por ai nuk u gjet aty.

Në deklaratën e saj policia konfirmoi se gjatë kontrollit u gjetën armë para dhe aparate celularë të cilat dyshohet që përdoreshin për lojëra fati ndërsa në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion