EMRAT/ GJKKO dënon me 2 vite burg dy persona që ushtronin funksione publike

Aktualitet

EMRAT/ GJKKO dënon me 2 vite burg dy persona që ushtronin funksione

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me nga dy vite burg shtetasit Kristi Zyka dhe Florian Disha, të akuzuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ata u dënuan me nga tre vite burg, por u ul me një të tretën dhe përfundimisht do të vuajnë nga 2 vite burg.

Ata do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, po ashtu, Zykës dhe Dishës i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 (pesë) vitesh.

GJKKO bën me dije se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

ME TE LEXUARAT