Vrau kamarierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin

Aktualitet

Vrau kamarierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku më 2 tetor 2021 në një lokal në Elbasan.

Sipas hetimeve, konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Erjon Llapushi, 34 vjeç, është një person me precedentë të shumtë penalë.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Më 17 janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion