EMRAT/ Kërcënuan me armë 44-vjeçarin, Gjykata e Durrësit lë në burg dy prej të arrestuarve

Aktualitet

EMRAT/ Kërcënuan me armë 44-vjeçarin, Gjykata e

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë për tre shtetasit e arrestuar gjatë operacionit policor “Intervention”, ndërmarrë tre ditë më parë, teksa po përgatiteshin për të kryer një ngjarje kriminale.

Për shtetasit Bajram Roçi dhe Bekim Çera, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg,” ndërsa Ylli Murati është vendosur në “Arrest shtëpie.” Prokurori i çështjes, Gëzim Veizi, ka kërkuar masa të njëjta sigurie: “Arrest në burg” për Roçin dhe Çerën, dhe “Arrest shtëpie” për Muratin.

Të tre shtetasit akuzohen se, për motive të dobëta, kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar në zonën e Plazhit. Policia e Durrësit ndërhyri mbrëmjen e së hënës, pas një njoftimi për rastin e kanosjes në rrugën “Pavarësia,” duke arrestuar autorët në flagrancë.

Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar tip Lancia, në pronësi të 40-vjeçarit Ylli Murati, policia gjeti dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), si dhe një radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës. Ndërkohë, në shtëpinë e babait të Bajram Roçit, u sekuestrua një pistoletë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion