Vrau ish-bankierin në sy të gruas, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Vrau ish-bankierin në sy të gruas, arrestohet 31-vjeçari

Policia italiane ka arrestuar njërin nga autorët e vrasjes së ish-menaxherit të bankës Giovanni Caramuscio.

Personi i arrestuar është 31-vjeçari shqiptar Paulin Meçaj, i cili dyshohet se mbrëmjen e djeshme në Leçe, në bashkëpunim me vëllain, ka ekzekutuar në sy të gruas 69-vjeçarin Caramusicio.

Mediat italiane kanë publikuar edhe një fotot të të riut shqiptar, ndërkohë, policia nga ana tjetër, po vijon kontrollet për kapjen e vëllait të tij, bashkëpunëtor në krim.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një ish-menaxher i bankës 69-vjeçar, sapo kishte bërë një tërheqje nga një ATM në degën e Banco di Napoli në San Pietro në Lama ku dhe u vra nga dy vëllezërit shqiptarë.

Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë, por edhe gruaja e viktimës, ka luajtur një rol parësor në identifikimin e dy vëllezërve, shkruajnë mediat italiane.

ME TE LEXUARAT