Bingo në Holandë, kapet kontejneri me 3 ton kokainë...!
Lajmifundit
/
17 July 2021, 22:35
Bota

Policia holandeze kanë sekuestruar këtë të shtunë tre tonë kokainë.
Sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit.
Dyshohet se kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës.
Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.
Në muajin mars, zyrtarët portualë, konfiskuan 4 tonë drogë të fshehur po në një kontejner, edhe asokohe, nisja u bë nga Ekuadori.
Sipas mediave nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte diku te 250 milionë euro.



