Tensione mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së, ndërpritet seanca e Kuvendit

Kosovë&Rajon

Tensione mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së, ndërpritet

Pas tensioneve mes deputetëve të PDK-së dhe të Vetëvendosjes dhe Listës “Guxo” që u krijua nga me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është ndërprerë seanca e Kuvendit.

Paraprakisht seanca u lëshua nga deputetët e LDK-së, e që më pas të njëjtën gjë provuan ta bëjnë edhe deputetët e PDK-së.

Për çka Abelard Tahiri drejtoi edhe akuza ndaj Saranda Bogujevcit e cila po udhëhiqte seancën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ti nuk je ai që na tregon çka me fol, ti e degjenerova seancën. Ne kërkojmë që kryesia të mblidhet dhe të diskutojmë dhe mundësisht ti mos me udhëheq mbledhjen e radhës, sepse po shkakton një degjenerim, pakujdesia dhe dijenia juaj që jeni ulur në atë karrige e krijoi një situatë të pakëndshme” ,tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT