Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, flet nëna e autorit: Ata ziheshin shpesh por...

Aktualitet

Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, flet nëna e autorit:

Reagimi i nënës së Andon Janaqit, autorit të dyshuar të vrasjes së partneres së tij dhe më pas vetëvrasjes në Francë. Ajo ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e të birit në atdhe, ndërsa ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për konfliktet që mund t’i kishin çuar drejt kësaj tragjedie.

“Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej.  Fërkime ka çdo shtëpi. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme”, rrëfen nëna.

Sipas saj, telefonata ka ardhur rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër që jeton në Greqi: “Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen”, i është thënë asaj mes lotësh.


E tronditur dhe e shkatërruar, ajo ka pohuar se nuk e dinte që situata mes çiftit mund të përfundonte në një akt kaq ekstrem: “Ata kishin fërkime në shtëpinë e tyre, por nuk e di t’i them të sakta se trurin nuk e kam të qetë. Evlat e kishte ajo, evlat e kisha dhe unë. Nuk më vjen mirë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, kur, sipas mediave franceze, rreth orës 16:30 një banor i lagjes ‘Europe’ njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit dhe pranë tyre një pushkë gjahu.

ME TE LEXUARAT