Vrau 17-vjeçaren në Laprakë në vitin 2018, Robert Përpepaj ankimon vendimin e Gjykatës që e dënoi me burg përjetë

Aktualitet

Vrau 17-vjeçaren në Laprakë në vitin 2018, Robert

Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Robert Përpepajt, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj në 28 dhjetor të vitit 2018, në bllokun Gintash në Tiranë, është ankimuar në Apel vendimi i Shkallës së Parë. Përpepaj, i cili është në kërkim dhe dënimi i është dhënë në mungesë, kërkon ndryshim të veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje nga pakujdesia, përmes së cilës është dënuar nga shkalla e parë.

Në ankimin e dorëzuar tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës pranohet fakti i kryerjes së vrasjes, por nuk ka qenë as qëllim dhe as arsye për vrasjen e së ndjerës. Në ankimin e siguruar  thuhet se kjo arsye mbështetet edhe në deklarimet e Prokurorisë, e cila sipas ankimit, në pretencë thotë se qëllimi i të pandehurve Robert Përpepaj dhe Roland Muzhaqi ka qenë rrahja e Erion Bengës dhe Sajmir Hixhës, por jo vrasja e 17-vjeçares.

Për këtë qëllim, thuhet në ankim, Robert Perpepaj do ta mbante nën kanosjen e armës shoferin Erion Benga, ndërsa i pandehuri Roland Muzhaqi do t’i godiste ata me levë hekuri. Kur ka parë pistoletën, shoferi i ka dhënë gaz makinës dhe për pasojë, krejtësisht pa dashje plumbi ka kapur pasagjeren mbrapa shoferit, të ndjerën Griselda Gjikolaj. Nga sa me sipër, thuhet në ankim, me provat e paraqitura nga akuza u provua se vrasja është kryer nga pakujdesia dhe jo me dashje. Përfundimisht, kërkohet ndryshimi i veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje nga pakujdesia. Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj. Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi i arrestuar.


Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion