Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 35 raste të reja

Kosovë&Rajon

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 35 raste

KOSOVA
Kosova ka marrë një lajm të mirë sot pasi askush në 24 orët e fundit nuk ka vdekur nga COVID-19.
0 vdekje ka qenë bilanci i fundit teksa janë regjistruar 35 raste të reja.

9 raste pati Prishtina kurse qytetet e tjera kishin nga 4 ose më pak.
Po ashtu 180 pacientë fituan betejën me COVID-19 në po kaq orë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK he laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion