Vrasja e shqiptarit në Britani, mediat angleze: Hetimet janë duke u zhvilluar për…

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Britani, mediat angleze: Hetimet janë duke u

BRITANI E MADHE

Autoritetet në Britaninë e Madhe janë duke hetuar tashmë, për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika, në rrugët e Shefild, rreth një javë më parë.

Fillimisht u ndaluan pesë persona, si të dyshuar për ngjarjen, por më pas u lanë të lirë, sepse ndaj të dyshuarve nuk kishte prova.

“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e vrasjes dhe kush ishin të përfshirë në këtë ngjarje”, tha policia.

Xhika, 22 vjeç ishte një emigrant i paligjshëm në Britani. Ai fillimisht mbeti i plagosur nga përplasja, kurse gjatë dërgimit në spital, nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve.

Autoritetet kanë bërë thirrje se kushdo që ka dijeni për autorin/ autorët e mundshëm të vrasjes të të riut shqiptar të telefonojë në polici.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion