Vrasja e Roan Brahimit, mediat greke rindërtojnë videon e atentatit

Aktualitet

Vrasja e Roan Brahimit, mediat greke rindërtojnë videon e atentatit

Mediat greke kanë ndërtuar në 3D skenën e vrasjes së Roan Brahimit dy ditë më parë në Athinë. Atentatorët i kishin rezervuar viktimës një vend parkimi me motorin e tyre pranë shtëpisë së tij.

Në momentin që ai po kthehej në banesë, ata janë larguar nga vendi i rezervuar i parkimit me motorin e tyre. Më pas janë rikthyer teksa 32-vjeçari kishte parkuar dhe ishte ende në makinë.

Vrasja e Roan Brahimit, mediat greke rindërtojnë videon e atentatit

Sipas videos 3D, janë dy persona, njëri zbret nga motori dhe qëllon me breshëri ndaj Brahimit duke e lënë të vdekur. Atentatorët u larguan menjëherë nga vendngjarja me motorin e tyre.

Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati.

Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.

ME TE LEXUARAT