Vrau gruan pas mosmarrëveshjeve, dënohet me 27 vite burg shqiptari në Itali

Aktualitet

Vrau gruan pas mosmarrëveshjeve, dënohet me 27 vite burg shqiptari

Është dënuar nga Gjykata italiane me 27 vite burg shqiptari Selami Bodin, e cili vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi, duke e mbytur, natën mes 27 dhe 28 tetorit 2023.

Ishte kryetari i gjykatës së shkallës së lartë Franco Greco, i cili dha dënimin, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

42-vjeçari u shpall fajtor për mbytjen e gruas së tij gjatë një mosmarrëveshjeje në familje, duke e lënë të pajetë në shtrat, ndërsa fëmijët e tyre flinin në dhomën tjetër.

Përveç dënimit penal, i akuzuari është urdhëruar që të paguajë dëmshpërblim prej 770 mijë euro për palët civile të përfshira në gjykim. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për dëmtim të rëndë dhe të vazhdueshëm.

Sulmi ndodhi pas një debati të ashpër, i nxitur nga xhelozia e bashkëshortit të saj. Pasi gruaja ishte strehuar në dhomën e gjumit për t’i shpëtuar sulmit dhe ndoshta për të kërkuar ndihmë, burri e ndoqi atë dhe kreu aktin e rëndë.

ME TE LEXUARAT