Vrasja e rëndë në Durrës! Zbardhja e ngjarjes sjell tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza

Aktualitet

Vrasja e rëndë në Durrës! Zbardhja e ngjarjes sjell tensione

Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza qe janë fqinje me njëra tjetrën.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Brako, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.

Më dy dhjetor, fqinji i tij e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktu me të pasi i kishte ngacmuar gruan.

Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion