DEL FOTO/ Ky është 33-vjeçari Branko Shkoza, u vra nga shoku se i ngacmoi gruan

Aktualitet

DEL FOTO/ Ky është 33-vjeçari Branko Shkoza, u vra nga shoku se

Personi që shihni në foto është 33-vjeçaru Branko Shkoza, i cili u gjet pajetë disa ditë më parë në kanalin e ujërave të zeza në Durrës.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por nga hetimet e policisë rezultoi se Branko është vrarë nga shoku i tij 35-vjeçari Majlind Habibi.

Autor i krimit është arrestuar pasi dyshohet se pas një përleshje ka shtyrë nga ura 33-vjeçarin, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Kanë qenë kamerat e disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur krimin në Durrës. Ishin banorët të parët që konfirmuan se i kishin parë Majlind Habibin dhe Branko Shkozen bashkë atë natë. Hetuesit kanë shkuar në banesën e Majlind Habibit ku e morën ën pyetje. Habibi fillimisht e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk e njihte 33-vjeçarin, por pasi e ballafaquan me pamjet filmike nga kamerat, ai ka pranuar të bashkëpunojë duke rrëfyer krimin.

Ishin banorët të parët që konfirmuan se i kishin parë Majlind Habibin dhe Branko Shkozen bashkë atë natë. Hetuesit kanë shkuar në banesën e Majlind Habibit ku e morën në pyetje. Habibi fillimisht e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk e njihte 33-vjeçarin, por pasi e ballafaquan me pamjet filmike nga kamerat, ai ka pranuar të bashkëpunojë duke rrëfyer krimin.

Sipas dëshmisë së tij, viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten dhe kjo e fundit i ishte ankuar shpeshherë se 33-vjeçari e ngacmonte sa herë që dilte nga shtëpia e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion