Vrasja e policit/ Gazetari: Vuri dorën në brez sapo pa autorin, ç’zbuluan kamerat

Aktualitet

Vrasja e policit/ Gazetari: Vuri dorën në brez sapo pa autorin,

Gazetari i kronikës, Eni Ferhati, ka zbuluar të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku 23-vjeçari Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenaliaj.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” Ferhati tha se pista kryesore e vrasjes në Fier është ajo e një sherri banal mes autorit dhe viktimës. Gazetari tha se nga pamjet e kamerave të sigurisë duket qartë që pasi u shkëmbyen disa fjalë, 23-vjeçari doli me armë zjarri në dorë nga makina dhe sulmoi menjëherë.

Ferhati tha po ashtu se në momentin që 23-vjeçari ka dalë nga makina, efektivi i Policisë ka vendosur dorën në brez ku mbante armën e zjarrit, pasi e pa që i riu kishte armë në dorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mekanizmi i ngjarjes së rëndë është shumë i qartë. Efektivi i Policisë ka qenë i ndaluar pranë automjetit të tij në këmbë, në tentativë për të hyrë në automjet, duke biseduar me dy persona që ndodhen në disa shkallë në fshatin Baltëz. Ndërkohë paralel me të ndjerin vjen 23 vjeçari Azgan Mërnica, i cili ndodhet në shoqërinë e të ëmës së tij, me automjetin e tij.

Ka vetëm një moment pauze disa sekonda, ku efektivi i Policisë ka kthyer shikimin pikërisht nga vrasësi i tij, kanë shkëmbyer vetëm pak fjalë dhe menjëherë 23-vjeçari ka dalë nga automjeti, është drejtuar drejt efektivit të ‘Shqiponjave’ i cili ishte me uniformë, edhe pse jashtë shërbimit dhe brenda pak minutave do të merrte edhe turnin.

ME TE LEXUARAT