Përndiqte, kërcënonte dhe dogji me cigare ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Itali

Aktualitet

Përndiqte, kërcënonte dhe dogji me cigare ish-bashkëshorten,

Karabinierët e Viareggio në Itali kanë arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në qytet, nën akuzën e dhunës dhe shkeljes së urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për ish-bashkëshorten e tij.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pavarësisht masës, vazhdonte ta kërcënonte dhe përndiqte gruan me telefonata, mesazhe, madje i shkonte dhe në ambientet e punës.

Në një prej incidenteve të fundit, 35 vjeçari e dogji në dorë me cigare ish-partneren, gjë që detyroi gruan të njoftonte policinë për të marrë masa ndaj tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion