Vrasja e Martin Canit shkak për mbylljen e Tik-Tok, reagon babai i 14-vjeçarit!

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit shkak për mbylljen e Tik-Tok, reagon babai i

Ditën e sotme qeveria bëri të ditur nëpërmjet ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu mbylljen e Tik-Tok për një periudhë 2 mujore. Ky vendim është marrë për të parandaluar ose për t’i dhënë fund sherreve mes të miturve që shkas marrin nga bullizmi apo gjuha e urretjes që hasin apo përdorin kundrejt njëri-tjetrit online.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe babai i të ndjerit 14-vjeçar Martin Canit, teksa i thotë se djali i tij nuk ka patur Tik-Tok e as SnapChat.

“Babai i Martin Canit më shkruan tani dhe më thotë se djali i tij nuk ka pasur TikTok. Edhe për Snapchat-in më thotë se nuk ka pasur informacion se ka qenë përdorues i këtij aplikacioni…për mua Snapchat është platformë më e rrezikshme. Duhet të kuptojmë qartazi se cili është interesi i qeverisë, që e mbyll TikTok 2 muaj para zgjedhjeve…Pra si ka mundësi që mbyllet TikTok dhe jo Snapchat?”, tha gazetari Osman Stafa, kur iu dërgua mesazhi.

Kujtojmë që qeveria filloi të vepronte për mbylljen e këtij rrjeti social pas vrasjes së Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij, Mario Përlleshaj pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Shkak për këtë situatë është raportuar të ketë qenë një postim në SnapChat e më as një debat nga rrjeti social në ambientet e shkollës 9-vjeçare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion