Vrasja e Klaudio Prendit, zbardhet dëshmia e policëve që ishin shokë me viktimën: Nuk pamë asgjë

Aktualitet
Vrasja e Klaudio Prendit, zbardhet dëshmia e policëve që ishin

Janë marrë në pyetje shokët e Klaudio Prendit, 28-vjeçarit i cili mbeti i vrarë nga një atentat ditën e djeshme pas mesnate.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin më te para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë , efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.

Sot 28-vjeçarit Klaudio Prenga i jepet lamtumira e fundit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion