Vrasja e Endri Mustafës, Policia shpall në kërkim Ibrahim Licin, arrestohet një 15-vjeçar

Piolicia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili dyshohet se është ekzekutuar në 15 Maj, dhe trupi iu gjet dy ditë më vonë në zonën e Livadheve.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur si autor kryesor të vrasjes Ibrahim Licin, ndërkohë që është arrestuar si bashkëpunëtor i tij një 15-vjeçar, i identifikuar si Ergys Malja.
Si person që ka pasur dijeni për ngjarjen e rëndë është arrestuar dhe shtetasi Edison Arazi, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar.
Shkodër
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M.
Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit.
Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.
Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen "Salo Halili", Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

