Nuk evidentuan vjedhjen e energjisë nga bizneset që kishin në ngarkim, arrestohen tre punonjësit e OSHEE-së në Lezhë

Aktualitet

Nuk evidentuan vjedhjen e energjisë nga bizneset që kishin në

LEZHË
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Faturisti”. Pas një hetimi 6 mujor, në pranga kanë rënë tre shtetas, të cilat akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të arrestuarit janë shtetasit E. A., 33 vjeç; V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, me profesion ish-elektricistë të OSHEE.

Këta të fundit, dyshohet se gjatë kontrolleve rutinë nëpër biznese, nuk kanë evidentuar vjedhjen e energjisë që bëhej prej tyre.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Lezhë

Finalizohet operacioni policor “Faturisti”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një hetimi 6-mujor.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi 6-mujor, finalizuan operacionin “Faturisti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i falsifikimit të dokumenteve.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër, si dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë ish-elektricistë pranë OSHEE Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit E. A., V. D. dhe K. Z., gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion