Vrasja e Ardit Spahiut, Prokuroria në Bruksel: Është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, të urdhëruar prej Dubait

Aktualitet

Vrasja e Ardit Spahiut, Prokuroria në Bruksel: Është ekzekutuar

Në gjyqin në gjykatën e krimeve të rënda në Bruksel kundër nëntë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ardit Spahiut në vitin 2020, hetuesit deklaruan se ai u vra nga një ‘profesionist’.

Referuar mediave belge, Ardit Spahiu u vra më 27 nëntor 2020, në Sint-Jans-Molenbeek nga vrasës me pagesë.

Më 27 nëntor 2020, trupi i pajetë i Spahiut u gjet rreth orës 5:50 të pasdites pranë një pallati në Condorlaan. Policia gjeti 17 gëzhoja plumbash pranë trupit të tij. Disa minuta më parë, F.M., një mik i viktimës, po drejtonte makinën ku Ardit Spahiu ishte pasagjer. Ai e kishte parkuar makinën, kur një mjet u bllokoi rrugën.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj Spahiut ndërsa ai doli nga makina, ndërsa një tjetër person i armatosur i drejtoi një silenciator në fytyrë F.M.-së, përshkruan hetuesit në gjykatë të enjten.

Për atentatin ndaj Spahiut dhe rolin e tyre në kryerjen e vrasjes, Zyra e Prokurorit Federal po ndjek penalisht F.M. E.M. dhe E.S..

Gjatë marrjes në pyetje në gjykatë të enjten, E.M. nuk iu përgjigj akuzave kundër tij. Të hënën, avokatët e tij argumentuan në gjykatë se klienti i tyre nuk ishte në makinën e zezë të autorëve të sulmit më 27 nëntor 2020.

Ata gjithashtu kundërshtuan faktin se E.M. ishte përdoruesi që fshihej pas dy PIN-eve Sky ECC. Këto i atribuohen atij nga prokurori federal, por avokatët e tij argumentuan se njëri nga dy PIN-et ishte i datës së mëvonshme.

Të dyshuarit kryesorë, Franc Çopja, dhe M.Q., nuk ndodheshin në Belgjikë në kohën e incidentit. Baza e tyre e operacioneve është Dubai shkruan media belge, por ata akuzohen se kanë urdhëruar vrasjen nga jashtë vendit nëpërmjet komunikimeve të koduara.

Sipas skemës organizative kriminale të përpiluar nga zyra e prokurorit federal, i dyshuari kryesor Franc Çopja ishte në kontakt me autorët e vrasjes, që dyshohet se ishte përgjegjës për kontaktimin e tre shqiptarëve që u dhanë atyre informacion në lidhje me viktimën nga Brukseli.

Por E.R. kundërshtoi të enjten të gjitha deklaratat që kushëriri i tij, personi i përfshirë dhe dëshmitari E.B. kishin bërë para jurisë një ditë më parë. Ndërsa E.B. pretendoi se të dy i dhanë informacion M.Q.-së për të gjetur vendndodhjen e Spahiut dhe për ta vrarë atë, E.R. u përgjigj se ai nuk e kishte gjetur kurrë viktimën dhe, për më tepër, nuk kishte dëgjuar kurrë për M.Q.-në, një bashkë-të pandehur që urdhëroi vrasjen së bashku me Franc Çopjan.

Zyra e prokurorit federal ka identifikuar E.R., E.B. dhe B.M. si informatorë në organizatën e vrasjes. E.B., i cili ka bashkëpunuar me hetuesit që nga viti 2023, pretendon se E.R. mori 200,000 euro për pjesëmarrjen e tij, ndërsa B.M. dhe ai morën 100,000 euro.

Ardit Spahiu, një 38-vjeçar shqiptar i përfshirë në trafikun e kokainës dhe kanabisit, ishte fshehur në Belgjikë që nga viti 2019 nga frika për sigurinë e tij në Shqipëri, sipas zyrës së prokurorit federal dhe informacionit nga hetimi.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion