Vrasja e Ardian Nikulajt/ Portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë

Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë

Portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë dhe thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Përmes avokatit 28-vjeçari ka bërë një kërkesë duke kërkuar lirinë. Sot u mblodh trupa gjyqësore ku i pranishëm ishte edhe vetë Ruben Saraiva. Por seanca u shty për ditën e hënë për shkak të mungesës së përkthyeses.

Ruben Saraiva u ekstradua nga Maroku në Shqipëri në muajin Dhjetor 2023. Ai ka refuzuar edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, edhe pse Prokuroria e Lezhës i ofroi lehtësim të pozitës penale në rast bashkëpunimi.

Por Saraiva mohon që të jetë ai ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin të Lezhës më 19 Prill 2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion