Prokuroria nxjerr provën e re për vrasjen e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva lihet në burg

Aktualitet

Prokuroria nxjerr provën e re për vrasjen e Ardian Nikulajt, portugezi

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, doli sot para gjykatës së Lezhës, ku iu komunikua sërish masa arrest me burg.

Prokuroria e Lezhes, ka paraqitur nje prove te re, vec pamjeve filmike, kqyrjes se motorit te perdorur ne krim, etj, konkretisht ekspertizen e ADN-se ne rrobat e perdorura diten e ngjarjes e cila sipas akuzes, eshte pershtatur gjenetikisht me shtetasin portugez te arrestuar ne Marok qe me pas u ekstradua ne Shqiperi.  

Avokati Kujtim Cakrani hodhi akuza ndaj Prokurorisë dhe Policisë së Lezhës. Sipas tij, ka qenë dëshmia e një zonje, e cila është marrë parasysh nga grupi hetimor dhe kjo është e vetmja prove nga prokuroria. Ndërsa motori, pretendon si, është gjendur disa ditë pas ngjarjes nuk ka lidhje me Saraivën.

Cakrani tha se vendimin do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit.

Edhe në dy seancat e para të zhvilluara gjatë këtij muaji, Saraiva ka kërkuar lehtësim mase, pasi sipas tij nuk është i implikuar në vrasjen e Ardian Nikula.

Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori Ardian Nikulajt. Pamjet e gjakftohtësisë së ekzekutimit të mirë-organizuar u publikuan edhe në shumë media në botë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptarë dhe katër anglez, që vëzhgonte viktimën dhe ia kalonte informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva del sot para gjykatës

Prokuroria nxjerr provën e re për vrasjen e Ardian Nikulajt, portugezi

Portugezi Ruben Saraiva del sërish sot para gjykatës së Lezhës, një javë pasi avokati i tij mbrojtës u njoh me fashikullin hetimor.

Në dy seancat e para të zhvilluara gjatë këtij muaji, Saraiva ka kërkuar lehtësim mase, pasi sipas tij nuk është i implikuar në vrasjen e Ardian Nikulajt, e ndërkaq avokati i tij mbrojtës pretendon se nuk ka ende prova të mjaftueshme që Saraiva të jetë i implikuar në këtë çështje.

Ai ka kërkuar masë lehtësuese deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë.

ME TE LEXUARAT