Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, policia del me njoftim zyrtar: Makina e autorit u gjet e braktisur në një fshat

Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, policia del me njoftim zyrtar: Makina e

Policia e Shtetit jep detaje nga gjetja e makinës së autorit të vrasjes së menaxherit të lokalit në Ndroq, Julian Gjoshi. Sipas bluve, mjeti është gjetur në fshatin Shkallnur, ndërsa shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur asnjuë send të kundërligjshëm.

“Policia e Shtetit/Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.  Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion