Mbi 12 orë peng nga bandat kriminale, si i shpëtoi makthit modelja e Victoria Secret dhe familja e saj

Showbiz

Mbi 12 orë peng nga bandat kriminale, si i shpëtoi makthit modelja e

Një ish-modele e Victoria’s Secret, e cila jeton në New York, dhe familja e saj janë rrëmbyer nën kërcënimin e armëve duke u mbajtur në një kasolle në Brazil për 12 orë.

Luciana Curtis, burri i saj dhe vajza e tyre 11-vjeçare u morën peng nga njerëz të maskuar, teksa po dilnin nga një restorant në Alto da Lapa, një lagje luksoze në Zonën Perëndimore në Sao Paulo.

Ata u dërguan në një kasolle në një zonë rurale të shtetit të Sao Paulos dhe u mbajtën atje për 12 orë shkruan Daily Beast.

Banda transferoi para në llogaritë bankare të grupit kriminal si edhe vodhi makinën e çiftit, një GWM Haval, me vlerë më shumë se 33.000 dollarë. Shumat e vjedhura nuk janë treguar ende nga modelja 47 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, fotografi Henrique Gendre, 53 vjeç.

Ishte vajza e madhe e çiftit, e cila lajmëroi policinë pasi familja e saj nuk u kthye nga restoranti. Megjithatë, banda kishte liruar tashmë prindërit dhe vajzën rreth orës 10:30 të mëngjesit të së enjtes.

Curtis është vajza e biznesmenit britanik Malcolm Leo Curtis. Ajo e ndan kohën e saj mes Nju Jorkut, Sao Paulos dhe Londrës. Ajo ka modeluar për Victoria’s Secret, Harrods dhe H&M.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion