Vrasja e Alfred Dedës, Berisha: Ishte dëshmitar i copëtimit të Jan Prengës në resortin në Ndroq

Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedës, Berisha: Ishte dëshmitar i copëtimit

Sipas Berishës, personi që u ekzekutua sot nga vrasësi i liruar nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jan Prengës.

 

Viktima në Ndroq, sipas kryedemokratit Berisha, ishte dëshmitar në copëtimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit, që ishte vënë sekuestro, por që më vonë u hoq, pa u ankimuar nga SPAK.

‘Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”, thuhet në reagimin e Berishës.

Reagimi i Berishës 

Lidhja Dumani-Hajri

Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”

Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!

“Kunati im është kapur me pistoletë... Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre... Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!

Personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion