Vrasja e 30-vjeçarit tek Xhamlliku, policia jep detaje: U qëllua me armë me silenciator

Aktualitet

Vrasja e 30-vjeçarit tek Xhamlliku, policia jep detaje: U qëllua me

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi atentatin e ndodhur pas mesnate në rrugën "Xhanfize Keko" ku sqaron se 30-vjeçari Klaudio Prendi u vra me armë zjarri rreth orës 00:36. Ndërsa 30 minuta më von, në afërsi të Liqenit të farkës është gjetur automjeti tip “Audi” i djegur, i autorëve.

“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi".

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion