Vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme
Të mërkurën sipas meterologeve, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.
Moti do të jetë me kthjellime si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash kalimtare, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-3ballë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 5 deri 17°C
-në zonat e ulëta 6 deri 23°C
-në zonat bregdetare 9 deri 21°C