Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për të mërkurën

Aktualitet

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët të karakterit lokal nga orët e mbrëmjes rikthim të reshjeve me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion