Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
19 Shtator 2021, 07:41
Aktualitet

Moti në vendin tonë ditën e sotme do jetë i paqëndrueshëm. Sipas MeteoAlb, herë pas here do jenë zhvillime të vranësirave konvektive, duke krijuar kështu mundësi rrebeshë afat-shkurtra dhe të izoluara shiu. Ky mot do jetë në të gjithë vendin, por kryesisht në veri dhe në qendër.
Sipas Meteoalb, temperaturat do pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 - 3 ballë./shqiptarja


