Vodhi një automjet dhe e braktisi të dëmtuar, shpallet në kërkim 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari, ku automjeti është gjetur i braktisur dhe i dëmtuar në rrugë.
Mësohet se për veprime të mëtejshme materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Mëzez, Tiranë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari. Automjeti u gjet në lagjen nr. 17, i braktisur dhe i dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


