“Je djali i adoptuar i doktorit”, Bardhi "dhëmbë për dhëmbë" me Spiropalin: Do doje të ishe vajza e babait të Surrelit...

Politikë

“Je djali i adoptuar i doktorit”, Bardhi "dhëmbë

Rezoluta e anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste ka krijuar debate dhe replika mes ministres Elisa Spiropali dhe deputetit Gazment Bardhi.

Bardhi tha se opozita i do ta abstenojë votimin për pr.rezolutën, ndërsa përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila i tha se vjen në Kuvend dhe flet për korrupsionin, ndërsa shkon poshtë ballkonit të Sali Berishës dhe ‘është djali i adoptuar i babait të Zenit’.

Nuk vonoi replika e Gazment Bardhit, i cili iu përgjigj me të njëjtën gjuhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pikërisht sepse ne jo thjeshtë mendojmë, por dhe veprojmë si europianë, nuk bëjmë teatër dhe nuk e luftojmë korrupsionin me pushkë uji. Meqenëse se më pyete kush jam, jam Gazmend Bardhi, djali i Durimit dhe Vjollcës, e di që do doje të ishe vajza e babait të Surrelit por nuk je.

Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, e Arbën Nokës, e Bajrave të Shkollës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e mirel Mërtirit dhe Pëllumb Gjokës. Gjeje përgjigjen se kush je se unë e di përgjigjen për të gjitha këto“-u shpreh Gazment Bardhit.

ME TE LEXUARAT