U aksidentua për vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë disa ditë më parë/ 32-vjeçari kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

Aktualitet

U aksidentua për vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë disa

Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen e 32 vjeçarit në afërsi të fshatit Pojskë.

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

E ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar. 

Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku ka dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora “hajduti” i makinës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion