Nis sot shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët

Aktualitet

Nis sot shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët

Pensionistët do të përfitojnë për herë të parë bonusin e verës, në shumën e 5 mijë lekëve që do të jepet duke filluar nga sot.

Ky vendim u mor ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë dhe përfitues janë mbi 777 mijë pensionistë

 “Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion