Vodhi makinën e parkuar poshtë pallatit, arrestohet “skifteri” laçjan

Aktualitet

Vodhi makinën e parkuar poshtë pallatit, arrestohet

Një 40-vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet të parkuar me qëllim për ta shitur.

Shtetasi L.L banues në Laç, ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin e tij “Lancia” të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit.

Policia njofton se gjatë mesnatës kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej së bashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Arratia e 40-vjeçarit G.N nuk zgjati shumë, pasi ai u vu në pranga nga policia e Kurbinit dhe akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion