Kokë keci e prerë para shtëpisë, kërcënohet me jetë gjyqtarja e antimafias

Bota

Kokë keci e prerë para shtëpisë, kërcënohet me

Një kokë keci e përgjakur  me një teh të ngulur në të u gjet para derës së shtëpisë së Maria Francesca Mariano natën mes së enjtes dhe të premtes. Një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares për hetime paraprake në Leçe, e cila tashmë prej disa muajsh është marrë nën mbrojtje.

Më herët gjyqtarja e anitimafias kishte marrë letra kërcënuese.

Pranë kafshës së therur u gjet edhe një shkrim: “Kështu”. Koka e kafshës u vendos përballë derës, shkruan Il Nuovo Quotidiano di Puglia. Personi që e vendosi më pas u zhduk.

Hetimi për klanin Scu dhe letrat kërcënuese

Kërcënimet ndaj Maria Francesca Mariano,  letra kërcënuese të shkruara me dorë, filluan pas hetimeve antimafia që çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik .

Kokë keci e prerë para shtëpisë, kërcënohet me

Mariano, gjyqtarja për hetimet paraprake, ka firmosur urdhrat e masës së sigurimit. Së bashku me të, nën mbrojtje është marrë edhe prokurorja përgjegjëse për atë hetim, Carmen Ruggiero. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion