Vodhi ilaçet e të sëmurëve me Covid dhe kancer, merret vendimin për infermierin
Lajmifundit
/
3 September 2021, 12:09
Aktualitet

Gjykata e Korçës ka lënë në burg infermierin e arrestuar për vjedhje. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj, trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest në burg” për Nikolin Ciko.
Infermieri u arrestua për vjedhje të medikamenteve dhe pajisjeve me vlerë mbi 10 milionë lek të vjetra, në farmacinë e spitalit. Medikamentet dhe pajisjet e vjedhura prej tij shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale.
Pas arrestimit infermieri 46-vjeçar ka deklaruar edhe shkakun e kësaj vepre kriminale duke thënë se kishte borxhe dhe kredi për të larë.

