Vlorë/ Po shmangte fëmijën që kalonte rrugën, shoferi përplas dy mjete të tjera, lëndohet lehtë 8-vjeçari

Aktualitet

Vlorë/ Po shmangte fëmijën që kalonte rrugën, shoferi

Një aksident është regjistruar në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, në tentativë për të shmangur një fëmijë që po kalonte rrugën, ka përplasur dy mjete të tjera.

Nga përplasja është lënduar lehtë një fëmijë 8-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital për kontroll mjekësor.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjetet e përfshira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion