Vlorë, përleshje e dhunshme në ambientet e hotel “Regina”! Kërcënohet me armë Vasil Bedinaj

Aktualitet

Vlorë, përleshje e dhunshme në ambientet e hotel

Burime për mediat bëjnë me dije se Policia e Vlorës është në alarm pas një përleshjeje të dhunshme në qytetin bregdetar.

Të njëjtat burime njoftojnë se disa persona, ende të paidentifikuar, janë përleshur në ambientet e hotel “Regina”-s.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur shoqërimet e para, ndërsa zyrtarisht nuk ka ende një njoftim mbi hetimet dhe personat e përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, jozyrtarisht mësohet se Vasil Bedinaj pretendon se është kërcënuar me armë nga disa persona dhe ka kërkuar ndihmën e uniformave të plota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion