Plas sherri në Kavajë / Goditet me mjet të fortë në kokë shoferi i furgonit, përfundon në spital (EMRAT)

Aktualitet

Plas sherri në Kavajë / Goditet me mjet të fortë në

Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar mesditën e sotme, pranë tregut të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes shtetasve Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në sherrin mes tyre.

Gjatë konfliktit Istrefi dyshohet se është goditur, sipas policisë me një çelës makine në kokë.

Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Kavajës, të cilat po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. Ndërkohë, shoferi i furgonit, Lufti Kaziu, është shoqëruar nga blutë e Kavajës për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT