Vlora mbetet pa Kadastër, do zhvendoset në Tiranë! Bashkë me të edhe një institucion tjetër, ja kur ekzekutohet

Aktualitet

Vlora mbetet pa Kadastër, do zhvendoset në Tiranë! Bashkë me

Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.

Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.

Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.

Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.

Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion