“Vëllain ma vranë, na morën gratë, tani po na ngacmojnë vajzat”/ SKANDALI në Bulqizë, Lulzim Lleshi: Burg përjetë ose...

Aktualitet

“Vëllain ma vranë, na morën gratë, tani po na

Detaje të rënda kanë dalë në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga partneri i nënës së saj.

Lulzim Lleshi, xhaxhai i të miturës pretendon se janë ngacmuar seksualisht edhe vajzat e tija, 15 dhe 13 vjeç. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në vitin 2025, kur ato ndodheshin në Gjirokastër. Sipas tij, autorët janë Klodian Krusa, së bashku me vëllain e tij, Klemend Krusën, tashmë partnerë të ish-bashkëshortes dhe ish-kunatës së tij.

“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës. Drejtësia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi.

Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa u arrestuan nga polici, teksa akuzohen dhe për vrasjen e babait të 12-vjeçares, Artur Lleshit në vitin 2018. Trupi i tij u gjet i dekompozuar nën jë kanal, pasi ishte zhdukur për 8 muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion