Vjen në Shqipëri/ Rasti i parë me Ethet e Nilit në Korçë, të mërkurën nisin depistimet

Aktualitet

Vjen në Shqipëri/ Rasti i parë me Ethet e Nilit në
Instituti i Shëndetit Publik në Korçë bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijnë epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, të cilët nesër do të kryejnë depistime në zona të ndryshme të Korçës për virusin e Etheve të Nilit Perëndimor.

Ndërkohë, vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit, i cili është rasti i parë i konfirmuar me këtë virus. I moshuari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Korçës.

Drejtues të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se menjëherë pas konfirmimit të analizave janë kryer edhe intervistimet epidemiologjike. Prej tyre ka rezultuar se 72-vjeçari nuk është larguar nga territori i Korçës, çka tregon se infektimi ka ndodhur në këtë zonë.

Pas konfirmimit të rastit, Shëndeti Publik në Korçë ka kërkuar nga ambulancat e lagjeve dhe njësive administrative të qarkut që çdo person që paraqet simptoma të dyshimta të referohet menjëherë pranë shërbimit epidemiologjik.

Depistimet që nisin nesër pritet të ndihmojnë në vlerësimin e situatës dhe evidentimin e rasteve të tjera të mundshme.

ME TE LEXUARAT