Lushnjë/ U pla'gos me sëpatë nga i biri, përkeqësohet gjendja e 77-vjeçarit

Aktualitet

Lushnjë/ U pla'gos me sëpatë nga i biri,
77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili mbeti i plagosur nga i biri mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhymë të Lushnjës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Gjendja shëndetësore e të moshuarit paraqitet e rëndë për shkak të dëmtimeve të marra, ndërsa parametrat jetësorë vijojnë të jenë stabël. Ai po mbahet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se sulmoi me sëpatë prindërit e tij në banesën e familjes në Zhymë.


Nga sulmi humbi jetën nëna e tij, 80-vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërsa babai i tij, Hasani, mbeti i plagosur.

Policia arrestoi pak orë pas ngjarjes 45-vjeçarin Florion Dalladaku, i cili, sipas të dhënave paraprake, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT