Vjehrra e 18-vjeçares që i dha fund jetës me fotoksinë: Ka pasur ngarkesë, na kanë rënë në qafë

Aktualitet

Vjehrra e 18-vjeçares që i dha fund jetës me fotoksinë: Ka

Ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E. Drajci. Ata i kishin bërë gjërat familjare në janar të këtij viti.

Ditën e sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajci, tha se vajza ka qenë e ngarkuar në shkollë.

Sipas saj nuk ka pasur asnjë shqetësim familjar, por gjithçka ka qenë nga ngarkesa në shkollë.

“Çfarë na bëri moj çfarë na bëri (qan). Unë nuk kam mirë çunin. Çuni më thotë do të bëj të njëjtën gjë që ka bërë ajo. Ne e mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asnjë gjë. Shkoja në punë torturohesha, thoja asaj mos t’i mungojë asnjë gjë.

I thoja mos bëj asnjë gjë o Bruna se dy dhoma janë, rri e qetë. E çonim në shkollë, vinte në shtëpi. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk kanë lënë rehat në shkollë”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo shtoi se policia ka sekuestruar telefonin, për të gjetur detajet ose arsyen që e kanë detyruar të renë t’i japë fund jetës.

“Dilni flisni në të gjithë botën, nëse kjo familje ka pasur dhunë atëherë kanë punë. Nuk bën vaki që djali im ta shantazhonte. Është telefoni, e ka policia telefonin. Nuk e ka shantazhuar fare.

Djali është pyetur nga policia dhe i ka thënë që nuk është e dhunuar vajza, nuk e kemi luajtur. Djali është tani tek njerëzit e nuses, është në rregull çdo gjë. Na kanë rënë në qafë. E kam mbajtur nusen”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT