Vjedhje dhe dhunë në familje, policia e Durrësit arreston 2 persona
Lajmifundit
/
31 July 2021, 09:10
Aktualitet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona, të akuzuar për vjedhje dhe dhunë në familje.
“DVP Durrës/ Shërbimet e Policisë të Komisariatit Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:
A. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Vjedhja";
A. V., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale "Dhuna në familje".”, njofton policia.


