Viti i ri shkollor nis me rregulla të reja/ Ndalohen celularët dhe ushqimet e pashëndetshme

Aktualitet

Viti i ri shkollor nis me rregulla të reja/ Ndalohen celularët dhe

Zbardhet udhëzuesi i Ministrisë së Arsimit, ku i jepet një fokus i veçantë ditës së parë në shkollë që do të shërbejë për orientimin e nxënësve me rregulloren dhe normat e sjelljes

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me rregullat e sigurisë, kodin e veshjes në shkollë, ndalimin e përdorimit të telefonit celular, moslejimin e ushqimeve të pashëndetshme, respektimin e njëri-tjetrit dhe bashkëjetesës në komunitetin shkollor.

“Informimi dhe orientimi i nxënësve realizohet nga të gjithë anëtarët e stafit të institucionit arsimor, përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e tjerë të institucionit.

Çdo anëtar i stafit kontribuon në përforcimin e njohjes, kuptimit dhe zbatimit të rregullave nga nxënësit”, thuhet në udhëzues.

Në udhëzim është shtuar edhe një nen i ri për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në shkolla. Zyrat vendore arsimore kanë për detyrë të caktojnë koordinatorët e riskut dhe të hartojnë regjistrat e riskut, ku do të klasifikohen shkollat sipas shkallëve të rrezikut.

Vlerësimi do të bëhet përmes dëshmive, anketave, si dhe vëzhgimeve fizikisht për çdo institucion. Më tej, drejtuesit e shkollave duhet të marrin masa për reduktimin dhe eliminimin e risqeve dhe të koordinohen me bashkinë, policinë dhe shërbimet shëndetësore për risqet jashtë kompetencës së shkollave.

Me prioritet edhe këtë vit, në udhëzim vlerësohet parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku theksohet si element i ri i shkruar vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë mes stafit, komunitetit dhe prindërve.
Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator me disa ndryshime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion