Viti i ri shkollor, ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave nga ora 07:00 deri në 09:00 në Tiranë

Aktualitet

Viti i ri shkollor, ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave nga

Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit. Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhëri i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë.


Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes.

“Duke filluar nga data 11 shtator, me ditën e parë të shkollës, mjetet e panevojshme, edhe ato që janë nën 3.5 ton, që bëjnë transportin e mallrave ushqimore, nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 09:00.

Nëse një çamçakëz ose një patatinë është aq e rëndësishme dhe jetike për mbarëvajtjen e atij marketi, duhet të bëhet para orës 07:00 ose pas orës 09:00. Unë besoj se këto vite kemi ndërtuar në Tiranë një komunitet që është shumë më i rëndësishëm se çamçakëzët dhe patatinat, që janë fëmijët tanë; kështu që, para fëmijëve nuk do të vëmë asnjë punë tjetër.

Do të sigurohemi që orari 7 me 9 i dedikohet vetëm lëvizjes në shkolla. Gjithashtu, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 08:00 të darkës fadroma, betoniere, kamionë, trajlera, nuk do të lejohen, dhe të gjitha kantieret e Tiranës, siç e kemi zbatuar vitet e fundit, do duhet të punojnë pas orës 20:00 të darkës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion