Vinte me furgonin ‘full’ me paund nga Anglia, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 20-vjeçarin e ndaluar në port

Aktualitet

Vinte me furgonin ‘full’ me paund nga Anglia, Gjykata e

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë për 20 vjeçarin Olsi Sefolli, shoferin e furgonit që vinte nga Anglia, të ndaluar në portin e Durrësit pasi iu gjetën 123 mijë paund të padeklaruara.

Gjtkata e Durrësit në seancën e zhvilluar ditën e djeshme me gjyqtar Paulim Cerën, ka caktuar masën e sigurisë “Burg paafat” për 20-vjeçarin.

Kujtojmë se shoferi Olsi Sefolli u arrestua më datë 19 maj në portin e Durrësit, pasi në një nga furgonët e tij me të cilët transportonte mallra nga Anglia teksa shërbente si post private, iu gjetën 123 mijë paund e 200 stërlina skoceze.

Mbi shtetasin Sefolli rëndon akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion